Per here te pare hulumtuesit kane arritur te kombinojne fuqine e trurit te shume majmuneve rhezus per te levizur nje krah dixhital per te bere detyra te ndryshme me te, sipas studimit te publikuar ne Scientific Reports.
Nese nje lidhje e tille do te ishte e mundur tek njerezit ne do te ishim te afte per te zgjidhur probleme shume me mire se sa cdo individ vetem.
Hulumtuesit e kane ditur prej nje kohe te gjate se truri ka tendencen per t'u sinkronizuar. Kur dy njerezve iu caktohet i njejti aktivitet neuronet ne trute e tyre fillojne te punojne me te njejten shpejtesi dhe ne te njejtin vend te trurit, madje edhe nese njerezit nuk jane instruktuar per te bashkepunuar. Eshte fenomen i mirevezhguar qe trute jane ne menyre te natyrshme te prirur per te bashkepunuar me njeri-tjetrin.
Hulumtuesit e ketij studimi e dinin se e njejta do te ishte e vertete per majmunet dhe donin te shikonin nese kjo konvergjence mund te zbatohej edhe ne nderfaqen tru-makine. Ne studim, ata vendosen grupe me dy ose tre majmune ne dhoma te ndara perpara nje ekrani kompjuteri. Cdo majmun kishte nje elektrode te implantuar ne pjeset e trurit qe kane te bejne me aftesite motorike dhe "somatosensation" qe eshte ndjesia se trupi eshte i pozicionuar ne hapesire.
Majmunet te gjithe kishin kontroll te perbashket te krahut dixhital, te afte per ta levizur pergjate akseve te ndryshme, bashke, dhe munden te kryenin detyren e levizjes se krahut kundrejt nje objektivi rrethor ne ekran. Sapo e arrin kete hulumtuesit i shperblenin me leng frutash. Ata fillimisht mesuan ta levizin krahun me joystick, ndersa me vone hulumtuesit iu vendosen implante ne trurin e tyre per ta levizur vetem nepermjet mendjes.
Pergjate disa javeve majmunet u bene me te afte per te punuar bashke dhe akoma me shpejt. Nga mbledhja e te dhenave gjeten se me shume neurone ishin ne funksionim kur majmunet punonin bashke dhe ne te njejtat zona te trurit.
Ky lloj bashkepunimi neurologjik midis njerezve mund te ishte shume i dobishem per detyrat, ku shume mendje jane me mire se sa nje, si pershembull gjate operacionit kirurgjik.
***
Referenca
Popular Science
Scientific Reports